Pas lajmit për Francën, e cila do nisë sezonin e ri futbollistik më 22 gusht, radhën për një zyrtarizim sot e pati edhe Spanja. Ndryshe nga francezët, atje do të vijohet me pjesën e mbetur të sezonit aktual.
Qeveria spanjolle ka vendosur që La Liga të nisë më 8 qershor dhe, sigurisht, pa tifozë në stadiume. Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do të ndihmojnë për javët në vazhdim.
Nga 5 ligat e kryesore të kontinentit, e para që nisi ishte Bundesliga, ndërkohë që tani mbetet të mësohet se kur do të luhet Serie dhe Premier League, po aq të rëndësishme, në mos më shumë, për futbolldashësit.