Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duke pohuar se intensiteti i virusit ka rwnw, propozon qw nw fund tw majit tw hapen edhe fundjavat.
Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në News 24 ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e COVID-19.
Ai thotë se “Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.
I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: “Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.
Sa për zhvillimin e protestave, Pipero u shpreh se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret.
Ai këshilloi ndër të tjera: “Në raste grumbullimesh duhet të ruhet distanca sociale, duhet të mbajnë edhe maska”.