Në revistën e famshme mjekësore “The Lancet”, u publikua një artikull për rezultatin e provës së parë klinike të vaksinës për koronavirusin e ri të studiuar nga 21 shkencëtarë kinezë.
Sipas këtij artikulli, vaksina e parë në botë e një adenovirusi të rikombinuar të tipit E për COVID-19, që është krijuar nga ekspertët kinezë, ka kaluar testin e sigurisë dhe mund të shkaktojë reagime imuniteti te njeriu.
Nga 16 deri më 27 mars 2020, u bë vlerësimi për 195 persona, duke përzgjedhur 108 prej tyre për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinës (51% meshkuj dhe 49% janë femra, me moshë mesatare 36.3 vjeç), të cilët u ndanë në tre grupe me nga 36 veta. U bënë prova përkatësisht me dozë të ulët, të mesme dhe të lartë të vaksinës dhe u regjistruan të gjitha rezultatet e provave dhe reagimet përkatëse të pjesëmarrësve.