Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe Presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve.
Nga presidenti nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus. Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur i prerë kundër zgjedhjeve në gusht dhe shtator. Në një intervsitë për MKD.MK, Zaev thotë se nuk do zgjedhje pa opozitën.