Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në vendin e tij numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.397, me vetëm 28 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.
Në llogarinë e tij në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 948 raste të reja me koronavirus, ku numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara është rritur në 158.762. Koca po ashtu theksoi se 1.492 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirus, ku numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus është 121.507.
Autoritetet turke shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 19.800 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë numri i testeve të kryera është mbi 1.87 milionë. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, por aktualisht SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende evropiane janë vendet më të prekura nga ky virus në botë.