Mustafa i reagon Gjuriqit: Sot do firmosja që shqiptarët në Luginë të kenë të drejtat e serbëve në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa i ka reaguar Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili tha se “serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë”.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të dëshironte që shqiptarët në Luginë të Preshevës t’i kenë të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z. Marko Gjuriq, paska deklaruar se ‘serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë’. Unë jam gati ta marrë përgjegjësinë për t’i shndërruar shqiptarët e Luginës së Preshevës si ‘më të persekutuarit në Evropë’ sipas standardeve të z. Gjuriq, duke e firmosur dokumentin me atë dhe me shefin e tij, që garanton të drejtat e njëjta kushtetuese dhe ligjore për shqiptarët në Serbi, sikurse ato të serbëve në Kosovë. Si i persekutuar i vërtetë që jam, orën dhe vendin e firmosjes së dokumentit ua lë natyrisht atyre”, ka shkruar Mustafa.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po ballafaqohen me cenim edhe të drejtës për të jetuar në tokat e tyre. Ka kohë që atyre edhe u fshihen adresat e vendbanimeve dhe me këtë rast, humbin edhe të drejtën për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Në Kosovë, serbët dhe komunitetet tjera joshumicë, ndër të tjera kanë edhe vende të rezervuara në Kuvend.

Share This Article