Kina zyrtarisht tani ka kompetenca për t’i shtypur trazirat në Hong Kong, teksa legjislatura e këtij shteti të enjten ka miratuar pothuajse unanimisht planin për vënien nën kontroll të subverzionit, secesionit, terrorizmit dhe çfarëdo veprimi që mund ta vëjë në rrezik sigurinë në këtë qytet gjysmë-autonom.
Teksa Pekini do të nxjerrë specifikat e legjislacionit për siguri shtetërore, gjatë javëve në vijim, rregullat përfundimtare do të ndihmojnë në përcaktimin e fatit të Hong Kongut, përfshirë atë se sa do të ruhet autonomia e qytetit dhe sa shumë do ta përforcojë Pekini kontrollin e vet.
Sinjalet e para nga autoritetet kineze tregojnë për një grusht të çeliktë, posa të hyjë në fuqi ligji, gjë që pritet të ndodhë në shtator, raporton NYT, transmeton KOHA.
Administrata Trump kishte sinjalizuar të mërkuren se ka gjasë që t’i japë fund një pjesë apo të gjitha raporteve speciale tregtare dhe ekonomike me Hong Kongun, shkaku i veprimit të Kinës. Departamenti i Shtetit nuk e konsideron më Hong Kongun të ketë autonomi të konsiderueshme, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kusht për ruajtjen e statusit tregtar.