Në Kuvend po mbahet interpelanca me kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Interpelanca është kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare.
Rudina Hajdari tha se pas shembjes se teatrit fshihet ndërtimi i kullave.
Rudina Hajdari: ‘
‘Nisa datën e 17 majit duke lexuar titujt ndërkombëtare të gazetave më prestinë botë. Le Mond thioshte se kryemionistrti shqiptar kishte kryer një akt barbaresk. New York Times thoshte se kryeministri jonë kishte shembur në mënyrë barbare këtë teatët dhe njerëzit kishin dalë në rrugë. Gazeta Reuters me zë të madh shkruante se ky kryeministër vazhdonte të zgjonte zërat e dëshpëruar të lënduar, edhe një herë në sheshet e Tiranës sepse zëri i tyre nuk u dëgjua dhe u trajtuan si barbarë.
Shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër. Kemi një botë që po shikon fytyrën tënde të vërtetë, fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Ju kryeministër keni pasur një obsesion me teatrin, dhe jo vetëm me këtë teatërekeni pasur me truallin. Po të kishte qenë ai teatër diku tjetër, ju nuk do ta kishit këtë obsesion me teatrin. Do e kishit lënë teatrin të qëndronte në këmbë. Por se e doni atë truall në mes të Tiranës ju e shëmbët. E shëmbët se e doni atë truall për të ndërtuar kulla.”
Kërkesa per interpelancë u firmos nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë. Ne kerkesë thuhet se shembja e Teatrit Kombetar është bërë në shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes së vlerave historike të trashegimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.