Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë me dije se ka firmosur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për shtyrjen e kësteve të kredive deri në 31.08.2020.
Rama shton se u miratua një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare.
Postimi i Ramës:
Lajm i mirë. Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020.
Gjithashtu banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.