Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë këtë të enjte në fushën e futbollit.
Ngjarja ka ndodhur në Has të Kukësit, teksa 8 vjeçari po luante pranë shkollës së tij. I mituri është rrëzuar dhe në rrethana ende të paqarta, ka ndërruar jetë teksa po dërgohej në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.