Boeing rinis prodhimin e 737 Max

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boeing ka njoftuar se ka rifilluar prodhimin e modelit 737 Max, shumë të polemizuar, protagonist të dy incidenteve të rënda ajrore në 2019, pas të cilëve, të gjithë avionët e këtij modeli u mbajtën të ndaluar në tokë. Për këtë motiv, kolosi amerikan i qiejve kishte ndërprerë prodhimin e 737 Max në janar. Kompania nuk saktëson ndërkohë nëse administrata federale e aviacionit ka dhënë apo jo autorizimin që çertifikon sigurinë e mjeteve.

Dy incidentet shkaktuan vdekjen e 346 personave dhe kompania kishte vendosur të linte në tokë të gjithë avionët e këtij modeli. Por tani, Boeing parashikon të ndërtojë 31 avionë në muaj, deri në 2021.

Shoqëria ka njoftuar edhe reduktimin e 12 mijë vendeve të punës, përfshirë 6770 reduktimeve të pavullnetshme për shkak të ndalimit të trafikut ajror për shkak të koronavirusit. Në një e-mail drejtuar punonjësve, drejtuesi i shoqërisë, Dejv Calhoun, ka deklaruar se pandemia ka patur pasoja shkatërrimtare në llogaritë e grupit.

Ndërkohë American Airlines, ka njoftuar po ashtu planet për reduktimin e 30 për qind të stafit menaxherial dhe administrativ. Bëhet fjalë për reduktimin e 5 mijë vendeve të punës.

Share This Article