ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 2 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 2 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 2 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 2 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kompozimet me tinguj të folklorit shqip në repertorin e ansamblit nga Anglia

albnews by albnews
29 May, 2020
in Albania, Kosova, UK
0
Kompozimet me tinguj të folklorit shqip në repertorin e ansamblit nga Anglia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Katër instrumentistë që jetojnë në Londër janë bërë bashkë në një ansambël gjatë kohës së pandemisë së virusit COVID-19. E kanë titulluar ansamblin “Willingdon House Music”. Qëllimi i tyre është që përmes muzikës të lehtësojnë sadopak këtë situatë nëpërmjet artit.

Gjatë muajve të fundit kanë luajtur vepra të kompozitorëve me nam, por së fundi ia kanë vënë vetes një tjetër sfidë. Kanë bërë thirrje për vepra të kompozuara enkas për ansamblin e tyre. Në pamundësi për të realizuar një garë të denjë me çmime e shpërblime, në thirrjen e tyre kanë thënë se presin vepra për t’u bashkuar përmes muzikës, në këtë kohë të vështirë, me muzikantë nga e gjithë bota.

RelatedPosts

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

Thirrja u pa interesante edhe nga kompozitorë shqiptarë që hasën në të dhe aplikuan. Veprat e Memli Kelmendit e Kreshnik Aliçkajt u përzgjodhën dhe do të luhen nga ansambli në ditët në vazhdim. Janë gjithsej 24 vepra nga kompozitorë në të katër anët e botës që do të interpretohen në dy koncerte.

Anëtarët e ansamblit “Willingdon House Music” do të interpretojnë online veprën “Optio” të Kelmendit, të premten (sot) në ora 19:30, dhe veprën “Trio frymor” të Aliçkajt më 5 qershor, në orën 16:30. Veprat bashkëkohore e me elemente të muzikës folklorike do të luhen nga katërshja e ansamblit, flautistja gjermane Flavia Hirte, violinistja angleze Ellen Bundy, klarinisti belg Max Mausen dhe oboisti italian Nicola Barbagli.

Memli Kelmendi ka thënë për KOHËN se pasi që e kishte parë konkursin kishte vendosur që të aplikonte, duke u bazuar të fakti se ansambli njihet me interpretimin e veprave të periudhave të ndryshme, veçanërisht në interpretimin e instrumenteve të barokut. “’Optio’ është kompozuar për flaut, violinë, bri anglez dhe bas-klarinetë.

Mbështetet në stilin kompozicional neo. Këtë vepër e kam kompozuar në një periudhë vërtet të shkurtër, realisht është shkruar për më pak se dhjetë ditë dhe i dedikohet pikërisht ansamblit”, ka thënë ai. Vepra, sipas Kelmendit, ani pse bazohet në elemente të muzikës folklorike, është e trajtuar tërësisht në formën moderne.

Në programin e koncertit të së premtes, përveç veprës së Kelmendit e të Aliçkajt, janë edhe veprat e 11 kompozitorëve të tjerë, përfshirë kompozitorin Wesley Stormer nga Australia, kompozimet e të cilit janë inspirim nga muzika franceze e shekullit XX, dhe kompozitori amerikan Stanley Grill, që inspirohet nga mesjeta dhe renesanca. Kelmendi është i lindur në Pejë, ndërsa studimet universitare për dirigjim (vokale dhe instrumentale) i ka përfunduara në Universitetin e Prishtinës në klasën e dirigjentit të mirënjohur Bajar Berisha, ndërsa për kompozim në klasën e Darko Marinovskit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result