Ekonomia kanadeze shënoi një tkurrje prej 8,2% në ritëm vjetor si pasojë e uljes së shpenzimeve nga familjet dhe mbylljes së disa sektorëve për shkak të pandemisë, njoftoi sot Instituti i Statistikave.
Sidoqoftë, kjo rënie është më pak e theksuar se ajo e parashikuar nga analistët, të cilët prisnin një rënie prej 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Nga një tremujor në tjetrin, rënia ka qenë 2,1% për tre muajt e parë të vitit”, theksoi Instituti kanadez i Statistikave.