Brazili po kalon shifrat më të larta ditore nga koronavirusi. Janë 26.928 raste të reja të konfirmuara – duke e çuar totalin në 465,166 të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,124 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 27.878, më i lartë se Spanja.
Në të njëjtën kohë, ekspertët paralajmërojnë se numri i çështjeve në të vërtetë mund të jetë 15 herë më i lartë se shifra e konfirmuar, sepse nuk ka pasur testime.
Megjithë numrin në rritje të vdekjeve, Presidenti Jair Bolsonaro shpesh ka hedhur poshtë shqetësimet për virusin dhe ka marrë pjesë në mitingje publike pa maskë mbrojtëse./BBC