Premier Liga mund të rifillojë ashtu siç ishte paraparë, pra me 17 Qershor.
Kështu ka vendosur qeveria britanike, e cila përmes një konference për shtyp tashmë ka zyrtarizuar gjithçka sa i përket kësaj çështjeje.
Autoritetet shtetërore në ishull kanë shpalosur zbutjen e masave për rikthim në normalitet pas koronavirusit, ndërsa në këto masa ishin të përfshira edhe aktivitetet sportive.
“Pritja i erdhi fundi. Sporti britanik do të kthehet, me siguri dhe me kujdes të madh”, ka thënë mes tjerash Dowden, një nga zyrtarët e qeverisë.
Kujtojmë se në Premier Ligë kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje deri në fund të edicionit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të vendoset përfundimisht lidhur me atë nëse takimet do të luhen në terene neutrale apo jo.