Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 113 persona të tjerë që u testuan pozitivisht për virusin, ndërsa numri i infeksioneve të reja të konfirmuara ditore ka rënë në 1.936.
Ministrat pretendojnë se tashmë Mbretëria e Bashkuar ka aftësinë të kryejë 200,000 teste të llojeve të ndryshme çdo ditë, duke arritur synimin e vendosur nga Boris Johnson. Sidoqoftë, vetëm 115.725 teste janë regjistruar në të vërtetë gjatë 24 orëve të kaluara dhe këto përfshijnë komplete testimi të dërguara njerëzve, si dhe testet e kryera.
Kufizimet për më të prekurit në Angli dhe Uells, të cilët që nga mesi i marsit janë mbrojtur në shtëpi, do të lehtësohen të hënën, duke i lejuar njerëzit të “kalojnë me siguri kohën jashtë”.
Sekretari i Komuniteteve, Robert Jenrick tha se ndryshimet, të cilat do të rishikohen në 15 qershor, do t’i lejojnë miliona njerëzve për herë të parë pas disa javëve të “shohin njerëzit e tyre të dashur”.
Z. Jenrick tha se lehtësimi i mëtutjeshëm i bllokimit në Angli nesër përfshin ndryshime “mjaft modeste” që janë “të menaxhueshme” për sa i përket minimizimit të infeksioneve, ndërsa Dr Jenny Harries, zëvendës shefi mjekësor i Anglisë, i nxiti njerëzit të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të mbajnë ndërveprimet shoqërore në minimum.
6.000 shtëpi të reja do të ndërtohen për të siguruar strehim të përhershëm për njerëzit e rrugëve në Angli, duke përfshirë 3.300 në vitin e ardhshëm, me një kosto prej 160 milion pound./BBC