Basha pret ambasadoret e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një seri takimesh të rëndësishme nga orën 15:00 në selinë blu, teksa mbrëmjen e djeshme palët nuk arritën të gjenin një akord për reformën zgjedhore, premtim që kreu i PD-së e bëri para ambasadores amerikane disa ditë më parë, se më 31 maj reforma do të arrihej.

Kujtojmë se këtë të hënë të tre ambasadorët kanë reaguar në lidhje me mosgjetjen e një dakordësie mes palëve për reformën zgjedhore. Veçanërisht ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila foli për ‘opsione të pazbatueshme’ dhe ‘kushte të reja’ të nxjerra në tavolinën e këshillit politik.

Share This Article