Greqia ka pezulluar të gjitha fluturimet që vijnë nga Katari deri më 15 qershor, pasi 12 pasagjerë në një fluturim të Katar Airways nga Doha për në Athinë testuan pozitiv për Covid-19.
Të 91 pasagjerët u testuan. Nëntë nga ata që u gjetën pozitivë ishin shtetas pakistanezë me leje qëndrimi greke, të gjithë vinin nga qyteti i Gujrat. Dy ishin shtetas grekë nga Australia dhe një ishte shtetas japonez.
Sipas protokollit aktual për ata që hyjnë në vend nga linjat ajrore, të gjithë pasagjerët transportohen pas inspektimit në hotelet e karantinës deri sa të përfundojnë rezultatet e provës.
Pasagjerët që testuan pozitivisht do të qëndrojnë të izoluar atje për 14 ditë.
Ata që testuan negativ do të izolohen për shtatë ditë. Në fund të shtatë ditëve ato do të testohen përsëri para se të lëshohen./BBC