Janë mbyllur për sot, pas 9 orësh negociatat mes anëtarëve të këshillit politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Ambasadorët deklaruan se proges është bërë dhe se këshilli politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.
Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqnin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.
Pas deklaratës së ambasadorëve u mësua se takimi i këshillit politik ishte caktuar nesër në orën 11:00.
“Negociatat u bënë në rezidencën e ambasadës amerikane”.
Deklaratat e ambasadoreve
Ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim: Partitë të heqin dorë nga kërkesat që shkojnë kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR
“Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese.
BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse nuk ka konsensus për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces.
Ambasadori i BE-se, Soreca: Kufijte jane vendosur nga OSBE/ ODIHR
Luigi Soreca: ”Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune të gjithë së bashku dhe kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimit Europian është e rëndësishme që të mund përmbushen kushtet dhe që të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE ODIHR. Kjo është ajo gjë që Këshilli Europian po i kërkon Shqipërisë. Shumë shpejt Komisioni Evropian do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë punën më të lehtë për këtë kornizë.”
”Dëshiroj të falenderoj të gjitha palët për qasjet e tyre konstuktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që le mos ta shpërdorojmë.Para se gjithash është në interes të popullit shqiptar, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Ambasadori Britanik: Mbylleni neser
“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të lira herën e ardhshme. Le të përfundojmë punën”.