Ambasadori britanik: Mbylleni reformën zgjedhore nesër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar pas 9 orësh takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë me anëtarët e Këshillit Politik.

Në fjalën e tij, ambasadori britanik Duncan Norman tha se palët duhet ta arrijnë konsensusin nesër dhe kjo është thelbësore jo vetë për vendin por dhe për të ardhmen e  tij në BE.

“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptarë  të kenë zgjedhje më të lira herën e ardhshme. Le të përfundojmë punën”, tha Duncan Norman.

Ndërkohë, ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik në orën 11:00.

Share This Article