Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Qeverinë e re të Kosovës.
Në ditën e votimit të Qeverisë Hoti, Rama ka uruar për rrugëtim të mbarë Qeverinë e re të Kosovës, por edhe opozitën.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter.
Rama ka pasur “fërkime” me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.