Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll do të luhen më 12-13 qershor, ndërsa finalja më 17 qershor, njofton “Sky Sport Italia”.
Juventusi do të përballet me Milanin më 12 qershor, ndërsa Napoli me Interin më 13 qershor. Ndeshjet e para gjysmëfinale ishin luajtur në shkurt. Milani barazoi 1:1 në shtëpi me Juventusin, ndërsa Interi pësoi 1:0 në shtëpi nga Napoli.
Finalja do të luhet në Romë më 17 qershor. Klubet janë shqetësuar se nuk kanë mjaftueshëm kohë mes ndeshjeve, veçanërisht pasi është pushuar tre muaj shkaku i koronavirusit.
Qeveria e Italisë ka pranuar kërkesën nga Lega Serie A që të vazhdohet me ndeshjet e Kupës së Italisë.
Serie A do të rifillojë më 20 qershor.