Britania dhe BE-ja pajtohen të përshpejtojnë diskutimet për një marrëveshje post-Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe BE vendosën sot t’i përshpejtojnë diskutimet këtë verë, me synimin për të arritur një marrëveshje në fund të tetorit.

Pas një javë tjetër bisedimesh për marrëdhëniet e tyre post Brexit, BE dhe BM akoma besojnë se është e mundur të shmanget një “no deal”.

“Nuk ka patur ndonjë përparim të rëndësishëm këtë javë dhe ne nuk mund të vazhdojmë kështu përgjithmonë”, tha kryenegociatori europian, Michel Barnier, në një konferencë për shtyp, pas katër ditësh bisedime.

“Por nuk kam dyshim se do të gjejmë terren të përbashkët gjatë verës, më e shumta në fillim të vjeshtës”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se një marrëveshje është e nevojshme deri më 31 tetor, në mënyrë që të mund të ratifikohet nga shtetet anëtare përpara fundit të vitit.

Share This Article