SHBA, shkalla e papunësisë bie në 13,3 % në maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkalla e papunësisë në SHBA në muajin maj pësoi rënie në 13,3%, pasi tregu i punës shtoi vende pune, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës (BLS).

“Muajin e kaluar u regjistrua një shkallë papunësie prej 14,7%. Numri i të papunëve ra me 2,1 milionë nga muaji i kaluar, në 21 milionë”, informoi BLS.

Një pjesë e madhe e fitimeve të punës u regjistrua te personat që u rikthyen në punë.

Sipas BLS, punësimi u rrit në fusha si ndërtim, arsim, shërbime shëndetësore dhe tregtinë me pakicë.

Share This Article