Një nga dyqanet më të mëdha të pavarura të Britanisë po përballet me një “sfidë të madhe”, ndërsa përgatitet të rihapet.
Jarrold, një dyqan pesë katësh në qendër të Norwich, bën këtë vit 250 vjetorin që nga hapja.
Departamenti historik është mbyllur për 12 javë, që nga fillimi i bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë në shtëpi personelin prej 390 punonjësish.
“Bllokimi ka qenë sigurisht një sfidë e madhe dhe tani ne përballemi me sfidën e re të tregtimit në një mjedis shumë të ndryshëm,” tha Minnie Moll, shefja ekzekutive e Jarrold Retail.
Rreth 30 punonjës aktualisht janë duke përgatitur dyqanin për të lejuar masa në distancimin shoqëror, ndërsa me rihapjen në 15 qersor pritet të punojë një staf prej 100 punonjësish.
Megjithë rritjen e shitjeve në internet, Zonja Moll tha që rikuperimi i biznesit do jetë “i gjatë dhe i ngadaltë”.
“Nuk ka vend për vetëkënaqësi,” shtoi ajo./BBC