ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 6 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 6 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 6 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  6 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gazetari britanik: Shqipëria na ka mposhtur për menaxhimin e koronavirusit

albnews by albnews
7 June, 2020
in Albania, UK
0
Gazetari britanik: Shqipëria na ka mposhtur për menaxhimin e koronavirusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur kryeministri britanik ende ishte duke i shtrënguar duart në spital dhe duke i nxitur njerëzit që të shkojnë në gara dhe të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume, Shqipëria ishte në izolim të plotë.

Shkruan: Alastair Campbell

RelatedPosts

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Mirë, kam qenë shumë negativ kohëve të fundit. Vështirë të mos jem me breshërinë e palaçove dhe sharlatanëve të Boris Johnson-it që e prodhonin një katastrofë kombëtare. Por sot, e kam një tregim me fund të lumtur, për t’jua ngrohur zemrat dhe për të dëshmuar se kryeministrat nuk janë të gjithë njësoj dhe se politikanët mund të bëjnë një ndryshim.

Fundi i lumtur erdhi pak pas mesnatës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes përmes një mesazhi nga berberi im: “Ia dolëm!”

Kur në mesin e prillit shkrova për 20 gjërat që po më mungonin në karantinë, lojërat e ekipit Burnley ishin në krye të listës dhe “çështjet e jashtme” nuk ishin shumë prapa, pasi udhëtimet drejt Francës, Shqipërisë, Singaporit, Australisë dhe Nashvilles ishin shtyrë ose anuluar për shkak të Covid-19.

Por në adresën me numër 14 ishte një letër në të cilën shkruhej: “Berberi im shqiptar, Palushi nga rruga Malden. Partnerja ime, Fiona, e ka bërë një punë goxha të mirë, duke marrë parasysh që ajo kurrë nuk ka prerë flokë më parë. Por ato po rriten në një mënyrë shumë të çuditshme dhe të pabarabartë.”

Kurrë nuk kam qenë i dhënë pas prerjeve luksoze të flokëve dhe për vite të tëra, Alex Palushi, salloni i të cilit është afër shtëpisë sime në Gospel Oak, në Londrën veriore, e di çfarë dëshiroj unë, e bën atë, m’i kërkon tetë funte dhe unë ia jap një dhjetëshe.

Zakonisht flasim për futboll dhe politikë. Ai është tifoz i pakënaqur i Arsenalit, unë fanatik i Burnely-t. Ai e përcjell shumë politikën shqiptare dhe e di se unë shkoj në Tiranë rregullisht për ta këshilluar kryeministrin Edi Rama. Ai nuk është përkrahës i Boris Johnson-it apo Brexit-it, ka paralajmëruar për vite të tëra se Jeremy Corbyn kurrë nuk do të bëhet kryeministër dhe mendon se Keir Starmer ka gjasa. Pra, kur thotë se ia ka dalur, për çfarë ishte duke folur?

Para pak më shumë se një jave më erdhi një mesazh prej tij, ku thuhej se babai i tij, që jeton në Shqipëri, është i sëmurë rëndë në spital. Alex donte gjithsesi të shkonte në shtëpi, por ishte i shqetësuar për karantinën dhe nëse do të duhej të vetizolohej kur të shkonte atje dhe kështu nuk do të mund ta shihte babanë. Unë bëra një kërkim dhe zbulova se Shqipëria, e cila u izolua herët, po dilte nga izolimi dhe se karantina e hershme do të hiqej. Deri në këtë pikë, shumë mirë.

Megjithatë, ishte vështirë të siguroheshin fluturimet dhe në fund ai vendosi që të shkonte me veturë me vëllanë e vet. Unë e paralajmërova se mund të ketë vështirësi në Francë, por duke dashur ta shihte babanë, ai e mori atë rrugë. S’kishte gëzim. Ai u kthye në kufi. Kështu, ai voziti drejt veriut, u vendos në një traget dhe u nis drejt Holandës, pati më shumë fat atje dhe pastaj voziti nëpër territoret e Holandës, Gjermanisë, Sllovenisë dhe Kroacisë para se të arrinte në kufirin kroat me Malin e Zi.

Duke qenë britanik i natyralizuar, Alex ka pasaportë britanike. Na vjen keq, i thanë autoritetet malazeze, nuk mund të shkosh më tutje – kufizimet e Covid-19, nuk ka dëshmi të “rrethanave përjashtuese” të stilit të Dominic Cummings-it. Ai u mundua t’ua sqaronte situatën rreth babait, por e mori shikimin që sikur thoshte “na vjen keq, shok, kompjuteri thotë jo”.

I dëshpëruar, më telefonoi dhe i dhashë numra telefoni për t’i provuar dhe thashë se do të kërkoja në internet për të parë se çfarë këshilla mund të gjej. Duke vepruar kështu, zbulova se ekzistonte një aplikacion me të cilin kushdo mund t’i kontaktonte ministrat e qeverisë shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’ua sqaronte problemet që ka dhe secili ministër e ka një ekip për të ofruar ndihmë për zgjidhjen e atyre problemeve.

Alex i provoi numrat dhe e përdori aplikacionin dhe gjashtë orë më vonë, ai po e kalonte kufirin kroat me një diplomat shqiptar, rrugës përmes Malit të Zi drejt Shqipërisë. Ata kishin vlerësuar se dy djemtë e ardhur nga Anglia për ta parë babanë e sëmurë kishin bazë për të marrë ndihmë speciale.

Unë gjithashtu zbulova se përpos aplikacionit, njerëzit i kanë publikuar nevojat dhe problemet e tyre që lidhen me Covid-19 edhe në faqen e Edi Ramës në Facebook dhe ai është munduar t’i rregullojë ato sa më mirë që ka mundur, të mëdha e të vogla.

Dallimi në nivelin e ndjeshmërisë mes një qeverie që i inkurajon njerëzit që të kërkojnë ndihmë drejtpërdrejt nga ministrat, sipas mënyrës shqiptare, dhe nivelit të ndjeshmërisë së ministrave tanë, të cilët flasin për atë se sa të mrekullueshëm janë në pothuajse secilin aspekt të krizës, është i dukshëm dhe i turpshëm.

Njerëzit mund ta falin mungesën e ndjeshmërisë apo edhe veprimin rastësor të hipokrizisë nga një këshilltar qeveritar, nëse ata do të shihnin aftësi themelore. Por ata nuk shohin diçka të tillë. Ata shohin mungesë të madhe të aftësive, që shkon në kufijtë e neglizhencës kriminale, që i bën njerëzit të kontrollojnë nëse departamentet qeveritare cilësohen si trupa korporatash të mbulura nga rrobat e mundshme të një kasapi korporatash.

Në Shqipëri, 34 persona kanë vdekur nga koronavirusi. Në Britaninë e Madhe, edhe me statistika zyrtare, kanë vdekur më shumë se 40,000, por shifra e skajshme e vdekjeve është mbi 60,000. Vetëm të premten, dhjetë herë më shumë njerëz vdiqën nga Covid-19 në Britaninë e Madhe sesa që kanë vdekur në Shqipëri gjatë tërë krizës. Natyrisht, Shqipëria është një vend shumë më i vogël, por ajo është përballur saktësisht me të njëjtat sfida si të gjithë të tjerët dhe ndodhet shumë më afër Italisë, e cila, në një pikë të caktuar, derisa Johnson-i dhe kompania e tij nuk e prishën punën, u duk se është kryeqendër evropiane e koronavirusit.

Për secilin që mendon të tallet me Shqipërinë, merreni parasysh këtë: shkalla e vdekshmërisë për një milion banorë atje është 11. E jona është gati 600. Këtë e quan “sukses të dukshëm” kryeministri Johnson.

Kur Johnson-i ende ishte duke i shtrënguar duart në spital dhe duke i nxitur njerëzit që të shkojnë në gara dhe të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume, Shqipëria ishte në izolim të plotë, përfshirë orën policore nga ora 1 e mesditës deri në orën 5 të mëngjesit. Vetëm një person nga një familje lejohej të dilte për të blerë ushqim dhe përcillej përmes internetit.

Rama më dërgoi fotografi të rrugëve të zbrazëta. Ai më dërgoi një titull të BBC-së, ku Johnson thoshte se shkollat do të qëndrojnë të hapura, sepse “mbyllja e tyre do të mund të shkaktonte më shumë dëm se dobi”, duke më shkruar “WTF!! Zoti ju ndihmoftë, nëse kjo është ‘këshilla e tij shkencore’… Italia është shkatërruar nga kjo qasje.” Ai më dërgoi një fotografi të bërë në një autobus, ku një polic me maskë përkujdesej që të hipnin vetëm punëtorët shëndetësorë. Bashkë me këtë fotografi, ai ma dërgoi edhe një fotografi tjetër të një treni të mbushur me njerëz në Londër. “A e dinë ata se çfarë po bëjnë? Ju jeni nisur drejt katastrofës”, më shkroi ai. Kështu u dëshmua.

Dy javë më pas, situata në Shqipëri ishte nën kontroll në masë të mjaftueshme për Ramën që të mundte të dërgonte mjekë dhe infermierë në Itali, ku sipas një sondazhi, ai u rendit i pari në një analizë për liderët botërorë dhe punën e tyre në menaxhimin e krizës. Shifra prej 63 për qind e përkrahjes për të ishte në kontrast me atë të dy emrave më të famshëm që ndodheshin në fund të listës – Trump me 29 për qind dhe Johnson me 23 për qind.

Dhe çfarë thotë kjo për gjendjen ku Johnson-i dhe klika e tij për largim nga BE-ja e kanë kthyer vendin në atë që një pasaportë britanike tani është një levë më e vogël për përparim përmes Evropës sesa një aplikacion shqiptar?

Ndoshta qeveria britanike duhet të kërkojë nga shqiptarët që ta marrin përsipër aplikacionin “Isle of Wight”, i cili ishte duke u bërë “ndryshues i lojës”, ose të kërkojë nga kryeministri Johnson që të vendosë një çorap në të kur të pretendojë se është duke u zbatuar testim dhe përcjellje e sistemit botëror, kur qartazi nuk është.

E njoh Ramën për vite të tëra dhe kam parë dikë që di si ta kryejë punën e kryeministrit. E njoh Johnson-in për vitet të tëra dhe kam parë mjaft për të ditur se ai nuk mund ta bëjë këtë. Vërtet, nëse nuk do ta kishte zërin e shtresës së lartë, CV-në e Etonin/Oksfordit, nuk jam i sigurt që ai do ta siguronte punën për pastrimin e dyshemesë në sallonin e Palushit e lëre më udhëheqjen e njërit prej vendeve më të mrekullueshme në botë.

Dhe për fund, a mund t’i presë flokët e veta të mallkuara? Edhe nëse Carrie ka bërë rrëmujë me to, ato s’mund të duken më keq sesa që duken tash dhe një rrëmujë e tmerrshme të paktën do të ishte mesazh për markën e tij prej kryeministri. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result