Marka e modës Mulberry planifikon të shkurtojë një në katër vende pune në të gjithë forcën e saj të punës – me shumicën e humbjeve të vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar.
Firma, e cila është më e njohur për mallrat e saj prej lëkure, punëson 1.400 njerëz, shumica e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një deklaratë ajo tha se nga 15 qershori do të fillojë rihapjen e dyqaneve britanike.
Por ajo tha që masat e distancës sociale dhe ulja e numrit të turistëve do të jenë pasojat që do të vazhdojnë të ndikojnë në të ardhurat e saj.
Mulberry ishte midis atyre kompanive që kaloi prodhimin nga mallrat luksoze në pajisjet mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së koronavirusit./BBC