Lëvizja Vetëvendoje ka dhënë detaje për ditën kur do të mbahet tubimi publik në Prishtinë.
Sipas njoftimit aktivistët, simpatizantët e anëtarët e LVV do të mblidhen në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00 më 12 qershor.
Në njoftim thuhet se organizimi do të jetë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike.
Njoftimi:
Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike.
Shihemi të premten në Prishtinë.