Rama heq taksën e biznesit, Tabaku liston premtimet e pa mbajtura nga 2013

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për heqjen e TVSH-së për bizneset e vogla deri në vitin 2029.

Ajo thotë se ky premtim është si ato të bëra 7 vite më parë, që siç thotë ajo nuk janë mbajtur.

Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim. Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqesinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër. Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave. Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat.” – shkruan Tabaku.

Ajo akuzon kryeministrin Rama se ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar.

Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton. Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet. Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë. Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.” – shtoi Tabaku.

Share This Article