Shumë shtete amerikane regjistrojnë nivele të larta infeksioni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në SHBA po shkon rreth 2 milion, sipas Washington Post, 14 shtete dhe Porto Riko po përballen me nivele rekord në mesataren e tyre shtatë ditore të rasteve të reja Covid.

Disa shtete e lidhin këtë me testimin e përmirësuar, por shumë nga këto shtete – Alaska, Arizona, Arkansas, California, Florida, Kentucky, New Mexico, North Carolina, Mississippi, Oregon, Karolina e Jugut, Tenesi, Texas dhe Utah – kanë qenë ndër më agresive në heqjen e kufizimeve në distancën sociale.

Në Karolinën e Jugut, e cila dje vendosi një rekord të ri për rastet e reja në një ditë të vetme, bizneset si palestrat, restorantet dhe sallonet janë të gjitha të hapura.

Të dielën në Florida, u regjistruan më shumë se 1.000 raste të reja të Covid-19 për ditën e pestë me radhë, ndërsa Arizona tani përballet me një rritje veçanërisht të lartë./BBC

Share This Article