Oxford: Fëmijët nën 15 vjeç kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja se të vdesin nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas mendimit të shkencëtarëve të universiteteve prestigjioze britanike Oxford dhe Cambridge ky rrezik i vogël madje mund të ndihmoj në imunitetin e kopesë që do të ju ndihmonte atyre në moshë madhore.

Ngurrimi i qeverisë britanike për të hapur shkollat ka nxitur debat në Mbretërinë e Bashkuar pas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë se shkollat do të mbesin të mbyllura deri në shtator.

Mes tyre që dyshuan në vendimin e qeverisë kishte edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Cambridge që pas analizës së të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave të Britanisë tregon se rreziku ndaj fëmijëve nga koronavirusi është habitshëm minimal.

Momentalisht shkalla e vdekjeve për grupmoshën e 5 deri në 14 vjeç në Angli dhe Uells është 1 në 3.5 milionë. Për ata në moshën 5 vjeç është 1 në 1.7 milionë.

Sipas shoqatës për parandalimin e aksidenteve në Britani (ROSPA), nga 30 deri 60 persona goditen nga rrufeja çdo vit në Britani, një rrezik për 2.21 milionë njerëz në vit.

Share This Article