Vendi dhe datat e ndeshjeve, UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pritet vetëm zyrtarizimi, por UEFA ka zgjedhur Lisbonën për të mbyllur këtë edicion të Champions League, të ndërprerë si të gjithë aktivitetet e tjerë futbollistikë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Vendimi do të merret më 17 qershor, por deri atëherë qeveria europiane e futbollit ka hedhur poshtë mundësinë që Liga e Kampioneve të mbyllej në Madrid. Një nga arsyet ka të bëjë faktin se “Santiago Bernabeu” nuk është I disponueshëm dhe se ka ende në garë skuadra spanjolle në garë për trofeun e Champions. I favorizuar në këto detaje është Lisbona.

Të gjitha skuadrat portugeze janë jashtë këtij turneu, ndërsa kryeqyteti luzitan ofron dy stadiume në vetëm pak kilometra largësi. Sipas programit të UEFA-s, ndeshjet e Champions do të rinisin në fundjavën e 8 dhe 9 gushtit. Në këto data do të luhen katër sfidat e mbetura në fazën e 1/8.

Duke nisur nga 12 gushti do të startojë “final eight”, ku skuadrat do të përballen me eliminim direkt deri në finalen e madhe që do të zhvillohet më 23 gusht në stadiumin “Da Luz” të Benfikës. Më e paqartë është situate me Ligën e Europës, për të cilën UEFA po mendon një zgjidhje të njëjtë. Me shumë mundësi, do të jetë Gjermania që do të presë këtë kompeticion.

Share This Article