Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se ka pak prova që ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e Covid-19.
“Ne nuk mund të mbështetemi në pritjen që sezoni ose temperatura të jenë përgjigjja për këtë,” u tha gazetarëve Mike Ryan, kreu i programit të urgjencës së organizatës.
“Tani për tani, ne nuk kemi të dhëna që të sugjerojmë që virusi do të sillet në mënyrë agresive apo do të transmetojë me efikasitet apo jo” kur sezonet të ndryshojnë, tha ai.
Në fazat fillestare të pandemisë, disa sugjeruan që moti i ngrohtë mund të ngadalësojë përhapjen e Covid-19. Por, kjo ide u zbeh ndërsa virusi u transmetua gjatë pranverës në hemisferën veriore.
Ryan gjithashtu tha që mungesa e pajisjeve mbrojtëse mbeti një çështje madhore në nivel global. “Sistemet shëndetësore në disa vende janë në vështirësi të madhe,” shtoi ai./BBC