Britania do të kishte përgjysmë më pak të vdekur nga Covid-19, po të mbyllej një javë më herët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve në Britani të Madhe nga COVID-19 do të ishte përgjysmë më i vogël nëse do të futeshin masat kufizuese një javë më herët, ka thënë epidemiologu britanik Neil Ferguson, njofton agjencia Reuters.

Shifra zyrtare e të vdekurve në Britani nga COVID-19 është 41.128 , ndonëse dyshohet se është mbi 50 mijë.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka prezantuar masat kufizuese më 23 mars.

“Rastet po dyfishohen çdo tri katër ditë para se të prezantoheshin masat kufizuese. Po të kishim prezantuar masat një javë më herët, do të reduktonim numrin e të vdekurve së paku përgjysmë. Sigurisht po t’i prezantonim masat më herët atëherë do të kishim më pak të vdekur”, ka thënë Ferguson, një ish-anëtar i grupit këshillues shkencor i Qeverisë së Britanisë.

Ferguson, një profesor në Kolegjin Imperial të Londrës, ka dhënë dorëheqje nga Grupi Këshillues Shkencor për Emergjenca (SAGE), që luan rol kyç në formimin e politikave të Qeverisë, në maj, pasi u raportua në gazeta se ai ka thyer rregullat e kufizimit për t’u takuar me një femër.

Share This Article