Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një komunikim live ka folur rreth situatës së krijuar nga karonavirus në Shqipëri dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Teksa theksoi se rritja e numrit të të shtruarve në spital është më shumë sesa në kulmin e pandemisë, Rama u shpreh se nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë.
Ai është shprehur se:
Numrat e të infektuarave, e shihni po rriten, po ashtu, po rriten edhe shtrimet në spital. Çka është më shqetësueses është se trendi në rritje po vazhdoi kështu, jo vetëm mund të na sjelli dëme të rënda jetë njerëzish dhe në shëndetin e shumë kujt, por larg qoftë do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, deri në daljen e vaksinës.
Si do ja bëjmë?
Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush?!
Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi.
Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vdekurit nuk ngjallen prapë!
E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarëve rritet, atëherë me keqardhje por realisht nuk do kemi ca të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vende të tjera.
Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë ne dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon!