Futbollistët do të lejohen të luajnë deri në tri klube të ndryshme gjatë një edicioni, si pjesë e ndryshimit të përkohshëm të rregullave që për qëllim e kanë zvogëlimin e efektit të pandemisë së koronavirusit. Kështu ka njoftuar FIFA të enjten. Aktualisht lojtarëve iu lejohet të ndryshojnë dy skuadra brenda të njëjtit edicion.
Sipas shtëpisë botërore të futbollit, lëvizja është bërë për të shmangur çdo brengë lidhur me lojtarët pa angazhim.
FIFA po ashtu ka njoftuar se do të lejojë federatat nacionale që të hapin afatet kalimtare për edicionin 2020\2021 para se të përfundojë edicioni aktual.
FIFA përmes ndryshimeve të rregulloreve dëshiron të mundësojë që skuadrat të kompletojnë edicionin me përbërjet aktuale, edhe kur edicioni është vazhduar nga maji deri në qershor e korrik. Kjo ka ndodhur në shumë vende evropiane, raporton Reuters.