British Airways nxjerr në shitje vepra arti për t’u rimëkëmbur financat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Linja ajrore British Airways dëshiron të shesë një pjesë të koleksionit të saj të artit në mënyrë që të përmirësojë financat e saj, të dëmtuara nga kriza shëndetësore.

“British Airways kërkoi një shtëpi ankandi të vlerësojë disa pjesë të ekspozuara në dhomat e pritjes së saj, përfshirë disa prej artistëve britanikë, si Damien Hirst, Peter Doig dhe Bridget Riley”, tha një burim pranë çeshtjes.

Një prej veprave është vlerësuar mbi një milion stërlina.

Gjithsej, janë 10 vepra që do të shiten.

Sipas burimit, ideja erdhi nga një punonjëse e kompanisë, i cila synon të eksplorojë të gjitha mundësitë për të ruajtur financat dhe punën e saj.

Share This Article