Britania e Madhe me rënien ekonomike më dramatike në histori

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur në nivel rekord përgjatë muajit prill, 20.4 për qind, si pasojë e masave të izolimit që synojnë të luftojnë koronavirusin e ri.

Kjo rënie mujore është vërejtur në të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Rënia në fjalë është tri herë më e madhe sesa rënia e shënuar përgjatë gjithë periudhës nga viti 2008 deri më 2009, kur bota ishte përballur me krizë ekonomike.

Zyra e Statistikave ka publikuar edhe të dhënat për tre muaj, nga shkurti në prill, të cilat kanë treguar rënie ekonomike për 10.4 për qind.

“Rënia e bruto-prodhimit të brendshëm është më e madhja në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, më shumë se tri herë më e madhe sesa muajin e kaluar dhe gati 10 herë më e madhe sesa para shpërthimit të Covid-19”, ka thënë Jonathan Athow, zyrtari për statistika ekonomike në Zyrën Kombëtare të Statistikave.

“Në mujin prill, ekonomia ka qenë rreth 25 për qind më e vogël sesa në muajin shkurt. Të gjitha fushat e ekonomisë janë goditur, baret, edukimi, shëndetësia, shitja e makinave, duke kontribuuar në këtë rënie historike”, ka thënë ai.

Pandemia me koronavirusin e ri është thënë të ketë ndikuar keq edhe në tregtinë britanike, pasi edhe aty janë raportuar rënie të mëdha në eksport dhe import të makinave, naftës, dhe punës artistike.

Share This Article