Johnson: Ne nuk mund të pretendojmë të kemi një histori të ndryshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Boris Johnson ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të dhunshme ndaj statujave dhe përmendoreve në Mbretërinë e Bashkuar. Në një mesazh në rrjetet sociale Johnson ka shkruar:

“Statuja e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit është një kujtesë e përhershme e arritjes së tij për të shpëtuar këtë vend – dhe tërë Evropën – nga tirania fashiste dhe raciste.

Është absurde dhe e turpshme që ky monument kombëtar sot duhet të rrezikohet nga sulmi i protestuesve të dhunshëm. Po, ai ndonjëherë ka shprehur mendime që ishin dhe janë të papranueshme për ne sot, por ai është një hero, dhe ai meriton plotësisht përmendoren e tij.

Tani nuk mund të përpiqemi të modifikojmë ose censurojmë të kaluarën tonë. Ne nuk mund të pretendojmë të kemi një histori të ndryshme. Statujat në qytetet tona u vendosën nga gjeneratat e mëparshme.

Ata kishin këndvështrime të ndryshme, kuptime të ndryshme për të drejtën dhe të gabuarën. Por, ato statuja na mësojnë për të kaluarën tonë, me të gjitha gabimet e saj. Të rrëzosh ata do të ishte gënjeshtra për historinë tonë dhe do të varfërosh edukimin e brezave që do të vijnë.

Sa për demonstrimet e planifikuara, ne të gjithë i kuptojmë ndjenjat legjitime të zemërimit ndaj asaj që ndodhi në Minnesota dhe dëshirën e ligjshme për të protestuar kundër diskriminimit.

Çfarëdo përparimi që ka bërë ky vend në luftimin e racizmit – dhe ka qenë i madh – të gjithë ne e pranojmë se ka shumë punë për të bërë.

Por, është e qartë se protestat janë rrëmbyer për fat të keq nga ekstremistët që synojnë dhunën. Sulmet ndaj policisë dhe aktet e padallueshme të dhunës, të cilat kemi parë javën e kaluar janë të patolerueshme dhe të neveritshme.

E vetmja rrugë përgjegjëse e veprimit është të qëndroni larg këtyre protestave.”

Share This Article