Në Turqi arrestohet gazetarja Mujasher Jëlldëz, të cilën e pret gjykimi për “spiunazh ushtarak dhe politik” publikoi sot agjencia turke e lajmeve Anadollu.
Redaktorja e portalit Oda TV, Jëlldëz është arrestuar të hënën, ndërsa zyrtarisht është arrestuar dje pas marrjes në pyetje.
Së bashku me Jëlldëzin është marrë në pyetje edhe gazetari Ismail Dukel i TELE1, i cili më vonë është liruar dhe një komandant ushtarak, por për të nuk janë publikuar detaje.
Portali Oda TV është kritik ndaj Qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdoganit.
Turqia është njëra ndër vendet ku më së shumti arrestohen gazetarë.
Nga viti 2016 rreth 8.000 persona presin gjykim, derisa 150.000 nëpunës publikë, pjesëtarë të ushtrisë dhe të tjerë janë larguar nga puna apo janë pezulluar për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në tentimin për grusht shtet në korrik të vitit 2016. Sipas Ankarasë organizatori kryesor për grusht shtet është Fejtullah Gylen, i cili jeton në SHBA.