Nigel Farage është larguar nga show-i i tij në radion LBC me “efekt të menjëhershëm”, LBC konfirmoi të enjten, në mes zemërimit midis ish kolegëve të tij për komentet që ai bëri këtë javë në lidhje me protestat e “Black Lives Matter”. Udhëheqësit të Partisë Brexit dhe aleatit të Presidentit Donald Trump i bllokuan mikrofonin e tij gjatë një paraqitjeje në emisionin “Mirëmëngjes Britani” të ITV këtë javë pasi krahasoi adoleshentët e “Black Lives Matter” të cilët rrëzuan një statujë të tregtarit të skllevërve britanikë Edward Colston me Talibanët. Një zëdhënës i LBC nuk e shpjegoi plotësisht pse Farage ishte larguar, duke thënë vetëm se “kontrata e Nigel Farage me LBC ishte në prag rinovimi dhe, pas negociatave me të, Nigel po tërhiqet nga LBC me efekt të menjëhershëm”. Përfaqësuesi i LBC shtoi, “Falënderojmë Nigel për kontributin e madh që ai ka dhënë në LBC dhe i urojmë cdo të mirë.” Sidoqoftë, burimet në LBC i thanë Business Insider se koha e Farage kishte përfunduar për shkak të zemërimit të përhapur midis stafit të Zi, Aziatik dhe Minoriteteve etnike (BAME) për komentet e Farage. Një burim tha se kishte pasur “aq shumë zemërim” ndermjet stafit në lidhje me LBC që nga njëra anë mbështeti publikisht lëvizjen e “Black Lives Matter” ndërsa promovoi një njeri që e krahasoi atë me Talibanët.