“Vlera R” – numri i riprodhimit të koronavirusit – mbetet midis 0.7 dhe 0.9 në Mbretërinë e Bashkuar, por në jug-perëndim të Anglisë mund të jetë mbi një, sipas shifrave të fundit nga këshilltarët shkencorë të qeverisë.
Numri i riprodhimit është një mënyrë e vlerësimit të aftësisë së një sëmundjeje për t’u përhapur. është numri mesatar i njerëzve që një i infektuar do transmetojë virusin.
Grupi Shkencor Këshillimor për Emergjencat [Sage] ka botuar për herë të parë vlerat rajonale të R, me vlerësimin se Jug-perëndimi i Anglisë është më i lartë në 0.8-1.1.
Vlerësimi për Londrën, Midlandsin, Veri-Perëndimin dhe Jug-Lindjen është 0.8-1.0, Veri-Lindja dhe Yorkshire 0.7-1.0 dhe Lindja e Anglisë 0.7-0.9.
Kufizimet mund të forcohen nëse numri R ngjitet mbi një, por ekspertët kanë paralajmëruar për besueshmërinë e vlerësimeve./BBC