​Abbott: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicolas Abbott, në 21 – vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë.

Ndërsa ndjehet krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky është postimi i tij i pltoë në FCB:

Sot, në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me nënkolonelin Martin Broëning të vendosim lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999. Martini ishte mes trupave të para Britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që i rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë. Jam krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe per rolin që Martin luan sot si këshilltar i Komandantit të FSK-së.

Share This Article