Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama se fshihet pas propozimit të 29 deputetëve të opozitës në Kuvend për të kërkuar ndryshimet në Kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Përmes një postimi në facebook Maliqi deklaron se Rama ka frikë nga koalicioni parazgjedhore,sepse koalicioni i opozitës së bashkuar është i sigurtë në fitore.
“Beu i Surrelit pas përfundimit të marrëveshjes mbi reformën zgjedhore nuk resht së përdoruri P(b)allën e tij. I bindur që duhet të vazhdojë aktrimin mgjth nuk do as listat e hapura as marrëveshjen e arritur nxjerr P(b)allën edhe njëherë për situatën: Nis Tao pallën me letra të gjoja opozitës së re për takime me ambasadoren e Shba-ve, kryeministrin e kryetarin e kuvendit. Kërkon me çdo kusht Beu dhe palla e tij të bindin ndërkombëtarët se ishte pikërisht opozita e re që del kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore
Meqënëse Beu i Surrelit ecën me parimin “perca e sundo”nga frika se mos votohet marrëveshja dhe meqënëse nuk përçau dot opozitën e bashkuar siç përçau studentët, artistët, opozitën parlamentare, duke iu frikesuar opozitës së bashkuar nis serish Taulantin, i cili përgatiti draftin me firmën e mbi 20 deputetëve të opozitës së re që kanë votuar cdo ligj në rresht nga Rilindja duke kërkuar ndryshimin kushtetues që mos të ketë koalicione parazgjedhore, sepse koalicioni i opozitës së bashkuar është i sigurtë në fitore“, tha ai.
Maliqi e mbyll postimin duke bërë thirrje të gjithëve për vëmendje që refuzojnë këtë propozim.
“As populli as ndërkombëtaret nuk hanë bar; prandaj sot është dita, tani është momenti që gjithsecili ; populli; opozita e bashkuar; socialistët e zhgënjyer e çdo shqiptar i vërtetë të ngrihen kundër Rilindjes së krimit, të bandave, të oligarkëve, korrupsionit , mjerimit, panikut e terrorit. Hapni sytë e mendjen o bijtë e shqipes; ngrihuni kundër skenarëve të beut mafioz e të pallave të tij”, shtoi Maliqi.