ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 1 hour ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 1 hour ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 6 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 6 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri: Ngrihet kurba e infeksionit me COVID-19

albnews by albnews
13 June, 2020
in Albania
0
Shqipëri: Ngrihet kurba e infeksionit me COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situata e pandemisë në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Mjeku i njohur, Dr. Pipero thotë për Deutsche Wellen, se virusi edhe pse i dobësuar vazhdon të na infektojë e ta vërë jetën tonë në rrezik.

Dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditësh, kurba e prekjes nga virusi COVID-19 arriti të shtunën në Shqipëri, (13.06.2020) pikën e saj më të lartë që nga fillimi i epidemisë, në 9 marsin e kaluar: 48 raste të reja. 

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se numri total i të infektuarve arriti të shtunën në 1464, ai i rasteve aktive në 389. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 1039  të infektuar, janë testuar 20. 132 persona dhe kanë vdekur 36 vetë. Vatra më e nxehtë vazhdon të mbetet Tirana me 220 të infektuar. Në Spitalin Infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare,” Nënë Tereza” (QSUT) janë të shtruar  52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Dr. Pipero: COVID-2019 nuk ka ikur

Dr. Pëllumb Pipero, infeksionist i mirënjohur, që me ekipin  e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit corona në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e eksppozimit ndaj virusit. “Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje që shkon deri tek ideja se virusi “iku”. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh” thotë Dr. Pipero për DW.

Albanien Tirana | Coronavirus | Markt ohne Masken (DW/A. Ruci)

Mosrespektimi i masave

Shkujdesja është e dukshme. Në tregjet e fundjavës, baret dhe kafenetë e TIranës kryeqytetasit janë pa maska dhe rrinë fare pranë njëri tjetrit. “Duhet respektuar distanca sociale, vendosur maskat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante,  madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes nga virusi Corona i 15 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë virus, është më seriozi”, shpjegon arsyet e kësaj situate Dr. Pipero.

Ai thekson se 218 rastet e reja në 6 ditët efundit u “përkasin të gjitha moshave mbi 40 vjeꞔ, por të sëmurët kronikë rezultojnë të jenë në forma më të rënda të prekjes nga virusi corona” vë në dukje ai.

Epidemia COVID-19 vazhdon të jetë nën kontroll

Shifra rekord e rasteve të reja nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. “Po punohet fort  nga specialistet e shëndetit publik për t’i ndërgjegjësuar qytetarëtr se rreziku nga prekja prej virusit është i pranishëm pasi ai është ende mes nesh. Edhe pse është i dobësuar në krahasim me fillimin e epidemisë dhe kohën e karantinës virusi vazhdon të na infektojë dhe ta vërë jetën tonë në rrezik, nëse nuk vazhdojmë të ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve” thekson për DW, Dr. Pipero.

Masat kufizuese të autoriteteve në Shqipëri kanë qënë ndër më të rreptat në rajon dhe BE para hapjes totale. Organizata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, sidomos Komiteti i Helsinkit, kanë kritikuar qeverinë Rama për shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse e drejta për jetën mbetet prioritare. Për të përballuar vërshimin e rasteve gjatë karantinës qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal, duke ligjëruar masa shumë të rrepta për shkelësit e karantinës.

Dr. Pipero dhe ekipi i tij

Në këto rrethana  a mund të flitet në Shqipëri për ” imunitet të tufës”, shprehje kjo e përdorur në krye të herës nga kryemnistri britanik  Boris Jonhson, një nga të mbijetuarit prej prekjes së virusit Corona në fillim të marsit të kaluar? “Në Shqipëri është ende herët për të folur për “imunitet tufe”. Madje nuk mund të flitet edhe për ato vende ku masat e distancimit social nuk kanë qënë detyruese, si është rasti i Suedisë” thotë Dr. Pipero.

Rikthimi në karantinë? Nuk rekomandohet, pa efikasitet

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rrezikun e pranishëm nga virusi corona. masat shtrënguese mund të kthehen.

“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj” thotë për DW , Dr. Pipero.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result