Një protestues që kishte dalë për të marrë pjesë në tubimin për mbrojtjen e të drejtave të personave me ngjyrë në Londër është parë duke e shpëtuar nga përleshja një përkrahës të së djathtës ekstreme, që kishte dalë kundër protestuesve.
Pas përleshjeve të dhunshme në Sheshin “Trafalgar”, protestuesit që kishin dalë për ta kundërshtuar diskriminimin ndaj personave me ngjyrë dhe disa protestues kundërshtarë u nisën drejt qendrës “Waterloo”, shkruan “Daily Mail”.
Grupet e së djathtës ekstreme janë akuzuar për nxitje të fillimit të dhunës përmes sulmeve kundër policisë dhe protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë.
Një nga protestuesit, për të cilin turma tha se është përkrahës i së djathtës ekstreme, u pa i shtrirë në tokë dhe i lënduar pas përleshjes.
Megjithatë, një protestues më vonë shihet duke e bartut atë në krahë dhe duke e dërguar në një vend më të sigurt. Sipas raportimeve, përkrahësi i së djathtës ekstreme është rrahur keq nga disa protestues, para se disa protestues të tjerë të ndërhynin dhe ta mbronin atë.