Në raundin 28 të La Ligës spanjolle, Real Madrid mposhti sot Eibar me rezultat 3:1.
Skuadra madrilene erdhi në epërsi me golin e Toni Kroos në minutën 4 të ndeshjes ndërsa në minutën 30, Sergio Ramos ngriti epërsinë në 2:0, pas asistimit të Eden Hazard, dhe u deshën vetëm shtatë minuta që diferenca të rritej në 3:0 përmes Marcelo.
Eibar më pas uli disavantazhin në 3:1 përmes Bigas në minutën 60, por kjo ishte e tëra që mysafirët arritën të bëjnë në këtë ndeshje.
Real Madridi tani ka 59 pikë, dy më pak se Barcelona në vendin e parë.