Me vezët e blera në supermarket çeli 3 rosa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua në Britani ka blerë ve në supermarket dhe më pas ka bërë që nga ato të celin tre rosa të vogla të quajtura Beep, Peep dhe Meep.

Charli Lello, 29 vjeç nga Hertfordshire, vendosi vezët në një inkubator si një eksperiment për të kaluar kohën.

Ajo tha se rosat do të jetojnë “një jetë shumë të lumtur” me pulat e saj.

Lello, e cila normalisht punon si asistente e menaxherit në një dyqan, i lindi ideja pasi pa një video në Facebook të dikujt që bëri të njëjtën gjë me vezët e një thëllëze nga një supermarket.

“Ndërsa isha në Waitrose, pashë vezët e rosës dhe mendova se kjo gjë mund të funksionojë ehe me to. Unë isha aq e ngazëllyer që ato të çelnin, por prapë kisha në mendje faktin që këto janë vezë supermarketi”, tha ajo.

Një muaj pasi i futi ato në inkubator, Lello dëgjoi një tingull të vogël dhe rosat filluan të dilnin nga guaska e tyre.

Share This Article