Më shumë se 10 mijë trupa, të trajnuar për ndalim të trazirave, mund të mblidhen brenda 24 orëve përgjatë gjithë Britanisë së Madhe. Kjo, nëse shkaktohen trazira, në rast të një daljeje të Britanisë nga Bashkimi Evropian, pa marrëveshje.
Më shumë se 1 mijë oficerë mund të jenë të gatshëm vetëm brenda një ore – më shumë se që ishin mobilizuar gjatë protestave të vitit 2011 në Londër.
Gjithashtu, ekipe të specialistëve, sikur njësitet me qenë, policë të armatosur dhe oficerë të trajnuar për kërkime, mund të thirren në raste emergjente.
Deri tani, 15 forca speciale kanë ndërprerë pushimet vjetore. Mbi 1 mijë trupa po trajnohen shtesë, në mënyrë që të jenë të gatshëm të dërgohen në Irlandën e Veriut.
Policia atje përdor Land Rover të blinduar dhe topa me ujë, ndryshe nga homologët e tyre në ishull.
Forcat priten të ulin veprimtarinë margjinale policore, si puna për parandalimin e krimit, dhe të anulojnë trajnimin nëse është e nevojshme.
Forcat lokale kanë kryer stërvitje për të përballuar mungesat, dhe trajnimet e policisë kanë përfshirë trajtimin e trazirave, duke përfshirë plaçkitjet.
Duke i zbuluar këto shifra, Martin Hewitt, shefi i policisë kombëtare, kërkoi nga drejtuesit e fushatave dhe politikanët që të kenë kujdes me fjalorin e tyre, për të mos shkaktuar reagime të dhunshme nga turmat.