Hoti: Rreziku për valën e dytë të infektimeve është shumë real

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se rreziku për mundësinë që Kosova të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me COVID-19 është shumë real. Ai është bazuar në trendin e ditëve të fundit, kur janë raportuar raste të reja e të shumta të infektimeve.

Përmes një postimi në “facebook”, Hotë ka thënë se mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, të thellohet kriza ekonomike dhe të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë.

Kryeministri Hoti ka lutur qytetarët që t’iu përmbahen masave obligative për mbrojtje si vendosja e maskave, shmangia e prekjes së fytyrës, pastrimi dhe dezinfektimi i objekteve dhe sipërfaqeve të prekura dhe masa të tjera.

“Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një ‘Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19’, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK-në do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave”, ka shkruar Hoti.

Share This Article